Joseph: Bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
Profesori amerikan Edward P. Joseph ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë projektin amerikan të gazit dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë. Sipas tij, një projekt i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në. “Po. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë atë dhe duhet të punojë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët e qeverisë amerikane dhe duhet ta pranojë patjetër këtë. Dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë sepse ka të bëjë me sigurinë energjetike për Kosovën. Pra, po, keni qymyr, por qymyri është shumë dëmtues dhe ka shumë faktorë negativë. Për qymyrin nuk është diçka që...
Burimi:
kohajone.com