Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton një klikim dhe në ekran të shfaqen dhjetëra profile grash që ofrojnë shërbime eskorte në Kosovë. Sipas autoriteteve kosovare, prapa disa prej këtyre profileve nuk fshihen gra që veprojnë me vullnetin e tyre, por viktima të trafikimit me qenie njerëzore. “Ato që rekrutohen nga jashtë, sidomos nga shtetet e Amerikës Latine, rekrutohen me kontrata të rregullta. Paraqiten si punëtore të rregullta në Kosovë, me lejeqëndrim dhe pajisen me kontratë pune”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zana Sadiku-Sertolli nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Sadiku-Sertolli, e cila është koordinatore për veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore, thotë se kjo formë...
Burimi:
javanews.al