I riu nga Kosova vritet me armë zjarri, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale

I riu nga Kosova vritet me armë zjarri, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale

Një tragjedi ka ndodhur dje në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët në rrjetet sociale. Viktima është identifikuar si Genti Maksutaj me origjinë nga Kosova dhe dyshohet të jetë vrarë gabimisht. Dyshohet se Maksutaj ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, babai i viktimës ka shkruar një meszh prekës. “U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë”, shkroi ai. Autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, një person rreth 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit...