Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Ramës për luftën e UÇK-së dhe të vërtetën në Hagë. “Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.