Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe, duke theksuar se politika e shtetit është dialogu dhe kurrë spastrimi etnik. “Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina. Paunoviç, në një intervistë për televizionin serb Kurir, tha, mes tjerash, se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit – ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, i akuzuar...