Deklarata e ministres serbe, gazetari: Është deformim i rrezikshëm! Heshtja e Shqipërisë, shqetësuese
BE-ja dënoi deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Gazetari Enver Robelli duke folur për këtë çështje në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla. Ai vuri në dukje se heshtja e Tiranës është problematike dhe s’është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të vendit. “Mendoj që Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla, dhe në fund të fundit s’do bënte një aksion spektakolar, do bënte atë që po bën edhe BE-ja. Shumë zyrtar europianë kanë dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe dhe do ishte e logjikshme që këtë ta bënte edhe...
Burimi:
javanews.al