Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas shpalljes “non grata” në Shqipëri të imamit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekir Halimi, i cili sipas autoriteteve është ndaluar të hyjë në vend për shkak të veprimtarisë së konsideruar kundër interesave të Republikës së Shqipërisë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Buzhala komentoi një predikim të Halimit, ku imami kritikon mënyrën e veshjes së grave dhe u kërkon burrave të vendosin “kufij” brenda familjeve të tyre. “Gjendja jonë ka me ndryshu kur secili prej neve ka me e caktu kufirin dhe s’ka me leju me asnjë kusht me u kalu ai kufi”, dëgjohet të thotë Halimi, ndërsa pretendon se drejtimi i familjes nga gratë mund të sjellë “hidhërimin dhe ndëshkimin e Allahut”. Buzhala e cilëson këtë...
Burimi:
javanews.al