Brukseli vendos vijën e kuqe: Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen te marrëveshjet
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë për Kosovën dhe Serbinë, duke kërkuar shmangien e deklaratave dhe veprimeve që, sipas Brukselit, nuk kontribuojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për të arritur përparim, duke nënvizuar se stabiliteti në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd është një kusht i rëndësishëm për të dyja palët në procesin e integrimit evropian. Reagimi i Brukselit erdhi pas deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me Kosovën, ndërsa BE-ja përsëriti thirrjen që palët të fokusohen te zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe jo te përplasjet politike. Serbia vijon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, ndërsa dialogu për...
Burimi:
ntv.al