Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje
Në një intervistë për “Balkan Update” mbi krizën politike në vend, përfaqësuesi i Aleancës, Labinot Bislimi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për lojë të dyfishtë politike me qëllim përçarjen e opinionit publik dhe çuarjen e vendit në zgjedhje. Bislimi sqaroi se propozimi që Ramush Haradinaj të jetë president është një kërkesë mbarëqytetare, por nënshtroi se kjo çështje nuk përbën kusht nga ana e Aleancës. Sipas tij, Kurti e di që nuk mund të qeverisë më, veçanërisht pas dëmtimit të raporteve me partnerët ndërkombëtarë si SHBA. Në këto rrethana, Aleanca vlerëson se figura e Haradinajt është e domosdoshme për të kapërcyer bllokadën aktuale politike. “Albin Kurti po luan një lojë në dy anë. Nga njëra anë kërkon që populli të perceptojë që nuk është faji i...
Burimi:
javanews.al