Albin Kurtit i iku “treni” për Bruksel!

Albin Kurtit i iku “treni” për Bruksel!

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Kur Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik, zgjerimin e vendosi në mesin e prioriteteve kryesore për gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithatë, në programin e saj, nuk ka asnjë referencë të veçantë për Kosovën. A është kjo vetëm një mungesë simbolike apo një tregues i “vendit” që Kosova zë sot në agjendën e zgjerimit të BE-së? Në përgjigjen që i dha Radios Evropa e Lirë, Presidenca irlandeze sqaroi se mbështet përparimin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosovën, drejt anëtarësimit në BE. Por, e shoqëroi këtë mbështetje me një formulim të dëgjuar shpesh në Bruksel: përparimi do të varet nga kushtet që duhet të përmbushen dhe nga zbatimi i reformave të nevojshme....