Akuza për “spastrim etnik”, Kosova i kërkon Brukselit të rrisë presionin ndaj Serbisë
Kosova E Shtunë, 18 Korrik 2026 18:36 Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila foli për mundësinë e “spastrimit etnik” në Kosovë. Prishtina ka vlerësuar se qëndrimi fillestar i BE-së ka qenë i pamjaftueshëm dhe i vonuar, duke kërkuar që Brukseli të ndërmarrë hapa më konkretë. Deklarata e Paunoviqit u bë gjatë një interviste për televizionin serb “Kurir”, ku ajo u shpreh se, nëse do të ishte në pozitën e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Këto komente shkaktuan reagime të forta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar edhe masa ndaj saj, përfshirë...
Burimi:
kohajone.com