Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti. Në një njoftim për media, gjykata tha se trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator 2026, në orën 10:00. “Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim. Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19...
Burimi:
vizionplus.tv