AGK: Gazetarët po përballen me pasiguri, paga të ulëta, mungesë të drejtash

AGK: Gazetarët po përballen me pasiguri, paga të ulëta, mungesë të drejtash

Kosova E Premte, 1 Maj 2026 20:05 Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngritur shqetësimin për kushtet e punës së gazetarëve dhe punonjësve të medieve në Kosovë, duke theksuar se të drejtat bazike të punës nuk po respektohen në këtë sektor. Sipas AGK-së, shumë gazetarë vazhdojnë të punojnë me paga minimale, pa sigurime shëndetësore dhe pa kontrata të qëndrueshme, ndërsa përballen me orare të gjata pune, shpesh edhe gjatë festave dhe ditëve të pushimit, pa kompensim të përshtatshëm. “Shkeljet si vonesat në paga, mungesa e pushimeve dhe pasiguria profesionale mbeten të përhapura. Gjendja paraqitet edhe më e rëndë për gratë gazetare, të cilat shpesh hasin vështirësi në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj, përfshirë pushimin e lehonisë dhe...