Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Kosova ende nuk e ka dorëzuar në Komisionin Evropian raportin mbi zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë (REL). Afati përfundimtar është 15 korriku, që praktikisht nënkupton se Kosova ka kohë deri në mesnatë për ta dorëzuar raportin në Bruksel. Raporti është i domosdoshëm, sepse mbi bazën e tij Komisioni Evropian vlerëson shkallën e zbatimit të reformave, nga të cilat varen edhe pagesat e radhës nga Plani i Rritjes. Për ndarjen e të hollave kërkohet vlerësim pozitiv i Komisionit Evropian. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse do t’ia dalë ta dorëzojë raportin në kohë. Deri më tani, Kosova ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që...