Afati po skadon! Nesër përballja vendimtare për Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër në orën 11:00, në një përpjekje të re për konstituimin e legjislaturës, ndërsa afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadon në mesnatën e së premtes. Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vijojnë të mbeten të bllokuara, kryesisht për çështjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Takimi i fundit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje. Sipas deklaratave publike, Vetëvendosje mbështet zgjedhjen e një presidenti me konsensus. Në rast se kandidatura do të jetë partiake, kjo forcë politike argumenton se posti duhet t’i takojë asaj si fituese e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, LDK kërkon që e drejta për të propozuar presidentin t’i takojë...
Burimi:
ntv.al