Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg një marrëveshjeje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se takimi me kryeministrin në detyrë Albin Kurti nuk ka sjellë asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës politike. Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se palët janë ende “shumë, shumë larg” një dakordësie. “Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale, nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është të shkaktohen zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjendet një zgjidhje, jo kush kë po e mund, po e mashtron apo po e vonon“, tha Abdixhiku. Sipas tij, pika ku kanë ngecur negociatat është çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës. “LDK ka kërkuar që të propozojë...
Burimi:
ntv.al