Kosova drejt NATO-s? Tre kongresmenë amerikanë i thonë ‘PO’, dorëzojnë rezolutën historike
foto ilustruese KOSOVË- Kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO. Rezoluta pohon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumëetnike paraqesin një argument bindës për anëtarësimin në NATO. “Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë. Katër shtete anëtare të NATO-s - Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Rezoluta u bën thirrje këtyre katër aleatëve të...
Burimi:
zeri.ai