Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për fëmijë, arrestohet 1 person në Austri
Autoritetet në Austri kanë arrestuar një burrë të dyshuar për përfshirje në një rast të rëndë të helmimit dhe tentativës për shantazh ndaj kompanisë gjermane të ushqimeve për fëmijë HiPP. Sipas prokurorisë në Eisenstadt, i dyshuari është një 39-vjeçar, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij apo motivet e plota të ngjarjes. Hetimet tregojnë se disa kavanoza me ushqime për foshnje janë kontaminuar me helm për minj dhe janë shpërndarë në Austri, Çeki dhe Sllovaki. Në total janë gjetur pesë kavanoza të dyshuara. Në një prej tyre, me ushqim për bebe me karrota dhe patate, hetuesit kanë konstatuar gjurmë helmi. Policia po vijon hetimet edhe për një tjetër kavanoz të mundshëm të kontaminuar, ndërsa rasti konsiderohet serioz për shkak të rrezikut për...
Burimi:
vizionplus.tv