Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës

Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës

Familja mbretërore e Tajlandës ka njoftuar vdekjen e Princeshës Bajrakitiyabha, e cila kishte kaluar më shumë se tre vite në koma pas një kolapsi të pësuar në fund të vitit 2022. Ajo ishte 47 vjeçe. Sipas deklaratës së pallatit mbretëror, princesha ndërroi jetë në spitalin Chulalongkorn në Bangkok, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gradualisht pavarësisht kujdesit intensiv të ekipit mjekësor. Bajrakitiyabha u rrëzua në dhjetor të vitit 2022 ndërsa po stërviste qentë e saj. Mjekët konstatuan se shkaku ishte një çrregullim i rëndë i ritmit të zemrës, i shkaktuar nga një infeksion mykoplazmatik në zemër, shkruan BBC. E njohur për karrierën e saj të suksesshme dhe angazhimin në çështjet sociale, ajo konsiderohej një nga figurat më të respektuara dhe më të afta të...