Konfirmohet vendi dhe data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Samiti vjetor mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Bëhet fjalë për ngjarjen më të rëndësishme politike ku mblidhen 27 liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe gjashtë nga rajoni. Në prag të përgatitjeve për samitin, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte bojkotuar samitin e fundit të mbajtur në dhjetor të vitit 2025. Sipas zëdhënëses Paola Pinho, takimi i qershorit ishte në fokus të bisedave me liderin serb, por ajo nuk konfirmoi nëse Vuçiq ka premtuar se do të marrë pjesë në samitin e radhës. “Nuk do ta përjashtoja mundësinë që presidentja Von der Leyen të bisedojë me liderët...
Burimi:
syri.net