Kompanitë izraelite të softuerëve spiunë që veprojnë në Marok, objektivat francezë dhe pasaporta “diplomatike” e themeluesit të NSO-së
Në fund të vitit 2013, një i ri izraelit që përdorte emrin Shalev Holy mbërriti në Panama. Sipas dokumentacionit, ai ndodhej aty për turizëm, ndërsa adresa e regjistruar ishte ajo e Ambasadës së Izraelit në Panama City. Pasaporta e tij ishte diplomatike, shkruan Haaretz. Megjithatë, mbiemri i vërtetë i të riut ishte Hulio, jo Holy. Sipas një hetimi të kryer nga një konsorcium gazetarësh, një vit para vizitës së tij, “NSO Group” – kompania e softuerit spiun që Hulio e kishte bashkëthemeluar – i kishte shitur Panamasë një produkt revolucionar të quajtur Pegasus, i cili në atë kohë njihej pak. Hulio mohon të ketë pasur pasaportë diplomatike dhe e quan “të pavërtetë” pretendimin se ai përdorte emrin “Holy”. Tetë vjet pas vizitës në Panama, hetimi ndërkombëtar...
Burimi:
javanews.al