Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Së fundmi, Dhoma Evropiane e Tregtisë në Kinë publikoi një raport ankete, sipas të cilit gati një e treta e kompanive evropiane të anketuara po e thellojnë më tej lokalizimin e prodhimit të tyre në Kinë, ndërsa 68% e tyre kanë zgjedhur të ruajnë ose të zgjerojnë biznesin në tregun kinez. Përparësitë e forta të zinxhirit të furnizimit, ekosistemi i plotë i prodhimit dhe tregu me përmasa gjigante, po tërheqin gjithnjë e më shumë kompani evropiane që të investojnë dhe të zhvillohen në Kinë në mënyrë më pragmatike. Gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, Kina do të vazhdojë të optimizojë mjedisin e biznesit, duke krijuar terren të favorshëm investimesh për ndërmarrjet nga e gjithë bota, përfshirë ato evropiane. Siç është shprehur edhe zëdhënësi i...