Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban, nevojitet zgjidhje përmes dialogut

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban, nevojitet zgjidhje përmes dialogut

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë përshkallëzimin e operacioneve ushtarake në Liban dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komisionit Evropian për Lindjen e Mesme, Anouar El Anouni, i cili theksoi se Bashkimi Evropian mbështet vijimin e përpjekjeve diplomatike për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në rajon. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalë përshkallëzimin ushtarak në Liban dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit”, deklaroi ai. Sipas zyrtarit evropian, diplomacia mbetet rruga e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa nënvizoi se negociatat në zhvillim duhet të vazhdojnë për të garantuar stabilitet dhe siguri afatgjatë si për Libanin, ashtu edhe për Izraelin. El Anouni vuri theksin...