Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga përgatitjet e COP31
Komisioni Evropian ka kritikuar Turqinë për përjashtimin e Qipros nga takimet përgatitore në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP31), që do të mbahet në Antalia në nëntor, duke e cilësuar këtë sjellje të Ankarasë si “të papranueshme”. Sipas raportimeve të Politico, qeveria turke ka përjashtuar Qipron nga disa takime joformale përgatitore gjatë muajve të fundit. Ankara refuzon ose injoron kërkesat për takime dypalëshe të dërguara nga Qipro, megjithëse Nikozia përfaqëson aktualisht të 27 qeveritë e BE-së, pasi mban presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Shefi i Komisionit për Klimën, Wopke Hoekstra, deklaroi për Politico të enjten se sjellja e Ankarasë është e papranueshme “dhe nuk do ta pranojmë”. Ai theksoi gjithashtu: “Ose bashkëpunoni me 27 vendet, ose me asnjërin...
Burimi:
vizionplus.tv