Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet kolumbiane kanë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “El Dorado” shtetasin kosovar Arian Lluka, i cili ishte i kërkuar nga Kosova për vrasje të rëndë dhe shkaktim rreziku për publikun. Sipas ministrit, gjatë periudhës 2023–2026, Lluka ka udhëtuar në disa vende duke përdorur dokumente false dhe një identitet të dytë serb. “Hetimet tregojnë se gjatë këtyre viteve ai ka lëvizur nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumente të ligjshme nën identitet alternativ serb, në përpjekje për të shmangur kontrollet ndërkombëtare dhe drejtësinë,” tha ministri Sanchez. Ai theksoi gjithashtu se ky arrestim tregon kapacitete të efektshme të Kolumbisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit, duke falënderuar forcat policore dhe autoritetet për profesionalizmin dhe koordinimin ndërkombëtar...