Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk mund të jetë më naive
Testimi i një rakete balistike nga një nëndetëse me energji bërthamore e Marinës kineze ka shtuar shqetësimet në Perëndim, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca nuk mund ta shohë më Kinën me naivitet. Duke folur në Ankara, në prag të Samitit të NATO-s, Rutte tha se testi është një tjetër tregues i ndryshimeve në balancën strategjike globale. “Kjo është një provë e mëtejshme se nuk mund të jemi naivë. Dhe nuk jemi”, u shpreh ai, duke shtuar se Pekini mbetet “mbështetësi kryesor” i përpjekjeve ushtarake të Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Sipas mediave shtetërore kineze, raketa u lëshua nga një nëndetëse strategjike me energji bërthamore e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Raketa mbante një kokë stërvitore dhe goditi me sukses...
Burimi:
vizionplus.tv