Kina mirëpret memorandumin e mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit
Kina mirëpret memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara e Iranit dhe vlerëson përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit, vuri në dukje të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit deklaroi të hënën në mëngjes që është arritur një memorandum mirëkuptimi midis Teheranit e Uashingtonit dhe se lufta e operacionet ushtarake në të gjitha frontet, duke përfshirë Libanin, kanë pushuar menjëherë e në mënyrë të përhershme. “Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Irani ta nënshkruajnë fazën e parë të memorandumin e mirëkuptimi sipas planit dhe që të gjitha palët e përfshira të mbeten të angazhuara ndaj zgjidhjes paqësore dhe t’i zgjidhin çështjet nëpërmjet dialogut e negociatave,” tha Lin në një konferencë të rregullt për shtypin. Kina është e...
Burimi:
javanews.al