Kina e Pakistani flasin për Iranin, Xi Jinping dhe Sharif kërkojnë paqe në Lindjen e Mesme mes tensioneve SHBA-Iran

Kina e Pakistani flasin për Iranin, Xi Jinping dhe Sharif kërkojnë paqe në Lindjen e Mesme mes tensioneve SHBA-Iran

Kina dhe Pakistani kanë deklaruar se do të punojnë së bashku për të ndihmuar në rikthimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Iranin vazhdojnë. Presidenti kinez zhvilloi një takim në Pekin me kryeministrin pakistanez, i cili ndodhet në një vizitë 4-ditore në Kinë. Sipas mediave shtetërore kineze, Xi vlerësoi Pakistanin për rolin ndërmjetësues mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar nevojën për koordinim të ngushtë dhe kundërshtimin e “unilateralizmit dhe mentalitetit të Luftës së Ftohtë”. Sharif deklaroi se “bota po kalon një moment kritik” dhe se Pakistani ka luajtur një rol të sinqertë për afrimin e palëve drejt paqes. Vizita e tij në Kinë vjen pas udhëtimit të shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, në...