Khamenei nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit për arsye sigurie
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të marrë pjesë në ceremonitë mortore të babait të tij, ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, për shkak të shqetësimeve serioze për sigurinë e tij, pas kërcënimeve të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili e ka cilësuar atë si “objektiv për eliminim”. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i udhëheqësit suprem të Iranit në Indi, Ajatollah Hakim Elahi, gjatë një interviste për rrjetin televiziv India Today. Sipas tij, vendimi lidhet me kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj udhëheqjes politike dhe fetare të Iranit. Sipas Ajatollah Elahit, kushtet aktuale të sigurisë nuk i lejojnë Motxhaba Khameneit të marrë pjesë në ceremonitë mortore, pasi ai vazhdon të konsiderohet një objektiv i mundshëm. Deklaratat e Elahit vijnë pas...
Burimi:
vizionplus.tv