“Kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ka marrë fund epoka e SHBA që financon mbrojtjen e vendeve të pasura

“Kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ka marrë fund epoka e SHBA që financon mbrojtjen e vendeve të pasura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dërguar një mesazh të fortë ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të vazhdojë të mbulojë në mënyrë të njëanshme kostot e sigurisë për vendet e pasura. Në deklaratën e tij, Hegseth përsëriti qëndrimin e presidentit Donald Trump, duke kërkuar që aleatët në Evropë dhe NATO të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre dhe të ulin varësinë nga SHBA. “Epoka kur Shtetet e Bashkuara subvenciononin mbrojtjen e vendeve të pasura ka përfunduar”, tha Hegseth. “Ne kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate. Nuk kemi një aleancë të fortë nëse të gjithë nuk kontribuojnë. Nuk ka më ‘freeloading’”, shtoi ai. Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debatit të vazhdueshëm për rritjen e shpenzimeve...