Karaibet në flakë, tre të vrarë! Mister mbi trafikun e drogës
Ushtria amerikane njofton se ka kryer një tjetër sulm ndaj një varke që e akuzon se përdorej për trafik droge në Detin e Karaibeve, duke vrarë tre persona të dielën, 19 prill. Fushata e administratës së Donald Trump për shkatërrimin e mjeteve të dyshuara për trafik droge në ujërat e Amerikës Latine vazhdon që nga fillimi i shtatorit 2025 dhe ka shkaktuar të paktën 181 viktima në total. Sulme të tjera janë kryer edhe në Oqeanin Paqësor lindor, ndërsa të paktën 54 mjete lundruese janë shënjestruar gjatë kësaj fushate. Pavarësisht luftës me Iranin, këto sulme janë intensifikuar sërish gjatë javës së fundit, duke treguar se masat agresive të administratës për të ndalur atë që e quan “narko-terrorizëm” në hemisferën perëndimore nuk po zbuten. Megjithatë, ushtria...
Burimi:
javanews.al