Kaosi në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Shënohet viktima e parë, 57 policë ngelin të plagosur
Festimet për fitoren historike të Paris Saint-Germain në finalen e Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në trazira të dhunshme në disa qytete të Francës, duke lënë pas një viktimë, disa të plagosur dhe qindra të arrestuar. Sipas mediave franceze, përleshjet mes tifozëve dhe policisë u raportuan në Paris, Rennes, Strasburg dhe Grenoble. Autoritetet konfirmuan se një 23-vjeçar humbi jetën pasi u përplas me motor në një bllok betoni gjatë incidenteve, ndërsa një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në terapi intensive pasi u godit disa herë me thikë pranë Champs-Élysées. Në Paris, grupe tifozësh dogjën automjete, vandalizuan dyqane dhe dëmtuan pronë publike. Një grup i vogël tentoi madje të sulmonte një komisariat policie, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë me masa të forta...
Burimi:
top-channel.tv