Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e pranisë ushtarake në Gjermani, duke e cilësuar situatën si “pak të ekzagjeruar, por jo diçka të re”. Sipas tij, njoftimi për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga bazat në Gjermani nuk është i lidhur me kritikat e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump, veçanërisht në lidhje me politikën e SHBA-së ndaj krizave ndërkombëtare. Merz theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në NATO dhe se bashkëpunimi strategjik me Uashingtonin do të vazhdojë pavarësisht dallimeve politike. Ai konfirmoi gjithashtu se për momentin nuk do të vendosen raketa amerikane Tomahawk në territorin gjerman, duke përmendur mungesë të disponueshmërisë së tyre nga ana e SHBA-së....