Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se marrëdhënia me SHBA-në nuk është dëmtuar, pavarësisht një mosmarrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump. “Ishte një mosmarrëveshje, por mund të jetoj me këtë”, u shpreh Merz. Ai theksoi se do të vazhdojë të mbajë një marrëdhënie të mirë me SHBA-në dhe të shprehë hapur mendimet e tij, edhe kur ka dallime. Merz tha se komunikon rregullisht me Trump dhe se një partneritet i mirë duhet të përballojë edhe mendime të ndryshme. Kancelari përsëriti gjithashtu synimin për ta bërë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, më të fortën në Europë. Ai tha se Gjermania po merr më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe po rrit shpenzimet për mbrojtjen. Në lidhje me situatën në vend, Merz pranoi se qeveria po humb besueshmëri. Ai tha se...