Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran
Dy anije tregtare kanë kaluar për herë të parë nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit që prej kur Irain pranoi të rihapte kanalin si pjesë e marrëveshjes për armëpushimit, sipas monitoruesit të trafikut detar MarineTraffic. Sipas të dhënave të publikuara në rrjetin social X, e para që kaloi ishte anija me flamur grek, “NJ Earth”, e cila kaloi ngushticën në orën 08:44 UTC. Më herët, në 06:59 UTC, anija nën flamurin liberian Daytona Beach kishte përfunduar transitin pas nisjes nga porti i Bandar Abbas në 05:28 UTC. Kjo u bë e mundur pasi palët ranë dakord të ndalojnë përkohësisht luftime dhe të krijojnë kushte për lundrim detar të sigurt. Vëzhguesit detarë raportojnë se dy anije tashmë kaluan përmes Hormuzit që nga rivendosja e lundrimit nën armëpushim,...
Burimi:
javanews.al