Ka kaluar mijëra njerëz në mënyrë të paligjshme në Angli, zbulohet identiteti i kontrabandistit më të madh të emigrantëve

Ka kaluar mijëra njerëz në mënyrë të paligjshme në Angli, zbulohet identiteti i kontrabandistit më të madh të emigrantëve

Një hetim i BBC-së ka zbuluar identitetin e vërtetë të një prej kontrabandistëve më të kërkuar të emigrantëve, i njohur me pseudonimin “Kardo Ranya”. Emri i tij i vërtetë është Kardo Muhammad Amen Jaf, një 28-vjeçar kurd nga Iraku, i cili dyshohet se drejton një rrjet të madh kontrabande njerëzish nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar. Për vite me radhë, ai ka shmangur arrestimin duke fshehur identitetin e tij. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, rrjetet kurde nga rajoni i Ranyas kontrollojnë një pjesë të madhe të kalimeve të paligjshme me varka në Kanalin Anglez. Hetimi i BBC-së ndoqi gjurmët e rrjetit nga kampet e emigrantëve në Francë deri në Kurdistanin irakian. Gazetarët arritën të siguronin dokumente dhe të zbulonin identitetin e kontrabandistit përmes...