Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver, plagoset drejtuesi
Ngjarja ndodhi pranë zonës Siwash Rock në Stanley Park, ndërsa momenti i përplasjes u filmua nga persona që po ndiqnin balenën nga bregu. Sipas dëshmitarëve, balena ishte parë prej disa ditësh pranë zonës dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve dhe turistëve. Një prej personave që ndodhej aty tha se drejtuesi i jet ski-t po lëvizte me shpejtësi të lartë pranë bregut dhe mes mjeteve lundruese, kur balena doli në sipërfaqe dhe ndodhi përplasja. Pas goditjes, drejtuesi u hodh në ujë dhe u ndihmua fillimisht nga ekuipazhi i një varke me vela, përpara se të transportohej në spital. Autoritetet kanadeze bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar. Ndërkohë, fati i balenës mbetet ende i paqartë. Ministria Kanadeze e Peshkimit...
Burimi:
vizionplus.tv