“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë për të kontrolluar zjarret në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë të evakuuar
Zjarrfikësit në Francë dhe Spanjë po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta. Në Francën jugperëndimore, zjarret po afrohen drejt qytetit të Bordosë, ndërsa autoritetet pranojnë se janë ende shumë larg vënies së tyre nën kontroll. Më shumë se 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të dy vendet. Vetëm në Francë, rreth 250 mijë banorë janë evakuuar nga rajonet Gironde dhe Landes, ndërsa mijëra të tjerë morën urdhër për largim gjatë fundjavës. Shefi i zjarrfikësve, Nicolas Braz, deklaroi se zjarri ka krijuar “erërat e veta”, duke e bërë sjelljen e flakëve të paparashikueshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme....
Burimi:
vizionplus.tv