“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe Netanyahu, presidenti i SHBA-së: Po të mos isha unë, do ishe në burg
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër verbale me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, lidhur me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban. Sipas një raportimi të Axios, që citon dy zyrtarë amerikanë, Trump e quajti Netanyahun “të çmendur” dhe e akuzoi për mungesë mirënjohjeje, ndërsa kundërshtoi planet e Izraelit për të kryer sulme në Bejrut. Telefonata u zhvillua vetëm pak orë pasi Irani paralajmëroi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban mund të çojnë në dështimin e negociatave që po zhvillohen mes Teheranit dhe Uashingtonit. Sipas burimeve të cituara, Trump i kujtoi Netanyahut mbështetjen që i ka dhënë ndër vite, duke pretenduar se ka luajtur rol të rëndësishëm në mbijetesën e tij...
Burimi:
vizionplus.tv