JD Vance takim me kryeministrin e Katarit, në fokus negociatat me Iranin
Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, zhvilloi këtë të premte një takim me kryeministrin e Katarit për të diskutuar negociatat mes Uashingtonit dhe Iranit. Sipas një zyrtari amerikan, Katari po luan rol kyç si kanal komunikimi mes SHBA-së dhe Iranit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund konfliktit në rajon. Lajmi u raportua fillimisht nga gazetari Barak Ravid i medias Axios. Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për ndalimin e luftës. “Shpresojmë që përgjigjja të hapë rrugën për negociata serioze”, u shpreh Rubio gjatë një deklarate për mediat në Romë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Burimi:
vizionplus.tv