Izraeli vret kreun e ri të Hamas

Izraeli vret kreun e ri të Hamas

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e degës ushtarake të Hamasit, Muhamed Odeh, në një sulm në Gaza, të martën, disa ditë pasi edhe paraardhësi i tij humbi jetën në një sulm të ngjashëm. Të paktën 3 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në valën e bombardimeve intensive, që shënjestruan një godinë rezidenciale në qendër të qytetit të Gazës, në një zonë të mbushur me qytetarë që bënin blerjet për festën e Kurban Bajramit. IDF dhe shërbimet sekrete izraelite thanë se godina që shërbente si strehë për Odehin ishte qëlluar pas gjurmimit të lëvizjeve të tij për disa muaj. Sipas zyrës së Netanjahut, Odeh ishte një prej arkitektëve të masakrës së 7 tetorit. Pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor, Izraeli ka ndërmarrë...