Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në Libanin jugor
Izraeli u ka kërkuar banorëve në katër qytete dhe fshatra libanezë të evakuohen. Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të evakuohen në një distancë prej “të paktën 1.000 metrash nga zonat e hapura”. “Kushdo që është i pranishëm pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve të tyre dhe luftimeve të tyre e ekspozon jetën e tij në rrezik“, shtoi ai. Katër zonat janë: Arzi; Al-Marwaniyah; Al-Babiljah dhe Al-Baysariah. Izraeli ka sulmuar Libanin jugor gjatë gjithë luftës, duke e quajtur atë një bastion të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Kjo vjen disa ditë pasi SHBA-të njoftuan një zgjatje 45-ditore të armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit.
Burimi:
vizionplus.tv