Izraeli pritet të lirojë dy aktivistët e Flotiljes Globale
Një grup izraelit avokues për palestinezët njoftoi sot se është informuar nga autoritetet izraelite të sigurisë për planet për lirimin e dy aktivistëve të Flotiljes Globale Sumud, e cila ishte nisur drejt Gazës. Në një deklaratë, organizata Adalah tha se shërbimi izraelit i sigurisë së brendshme Shin Bet ka informuar ekipin e saj ligjor se shtetasi brazilian Thiago de Avila dhe aktivisti spanjoll me origjinë palestineze Saif Abukeshek do të lirohen më vonë gjatë ditës. Sipas deklaratës, autoritetet izraelite më pas do t’i transferojnë aktivistët Avila dhe Abukeshek tek autoritetet e emigracionit, ku do të mbahen në arrest deri në deportimin e tyre. Një gjykatë izraelite e qarkut në Beersheba të mërkurën hodhi poshtë apelimin e paraqitur nga organizata për të drejtat e njeriut Adalah...
Burimi:
syri.net