Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump
Pas dy netësh me sulme të përshkallëzuara, gjatë natës nuk u raportuan goditje të reja nga asnjëra palë. Armëpushimi mbetet i brishtë, ndërsa SHBA-të vijojnë të mbajë forcat në gatishmëri dhe negociatat diplomatike zhvillohen në prapaskenë për të shmangur një përshkallëzim të ri. Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, u varros në Mashhad, ndërsa djali i tij dhe pasuesi i mundshëm, Mojtaba Khamenei, nuk u shfaq publikisht gjatë ceremonisë. Në të njëjtën kohë, Izraeli i ka përcjellë SHBA-ve informacione të inteligjencës, sipas të cilave Teherani dyshohet se ka hartuar një plan të ri për atentat ndaj Donald Trump.
Burimi:
javanews.al