Izraeli padit “New York Times” për artikullin mbi abuzimet seksuale ndaj palestinezëve, tensione të reja mes Tel Avivit dhe mediave amerikane
Qeveria izraelite ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës amerikane The New York Times pas publikimit të një artikulli që pretendon abuzime seksuale sistematike ndaj të burgosurve palestinezë. Sipas një deklarate të përbashkët nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar, Izraeli do të ngrejë padi për shpifje ndaj gazetës dhe gazetarit Nicholas Kristof. Autoritetet izraelite e cilësuan artikullin si “një nga gënjeshtrat më të shtrembëruara dhe të neveritshme të publikuara ndonjëherë kundër Shtetit të Izraelit në shtypin modern”. Artikulli, i botuar si opinion në The New York Times, bazohet në dëshmitë e 14 palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të cilët pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga kolonë izraelitë, pjesëtarë të forcave të sigurisë...
Burimi:
top-channel.tv