Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar tha se Izraeli ka përmbushur një detyrë morale duke njohur të vërtetën historike dhe duke hedhur poshtë përpjekjet për ta mohuar atë. Masa ishte propozuar nga ministri Sa’ar, dhe u miratua nga qeveria izraelite të dielën. Në një postim në X, Sa’ar falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mbështetjen e tij në këtë çështje dhe tha se Izraeli kishte përmbushur një detyrë morale duke njohur të vërtetën historike dhe duke hedhur poshtë përpjekjet për ta mohuar atë. “Gjenocidi” armen i referohet eliminimit dhe deportimit sistematik të të krishterëve armenë që jetonin në Perandorinë Osmane nga pranvera e vitit 1915 deri në vjeshtën...
Burimi:
vizionplus.tv