Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA
Izraeli miratoi të dielën një marrëveshje prej disa miliardë dollarësh për të blerë avionë luftarakë nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo do të forconte superioritetin ajror të vendit. Blerja përfshin një skuadrilje avionësh luftarakë shumëfunksionalë F-35 nga Lockheed Martin dhe një tjetër avion luftarak F-15IA nga Boeing, tha ministria e mbrojtjes e Izraelit. Plani synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, në një deklaratë. “Blerjet e avionëve F-35 dhe F-15IA janë thelbësore për planin ‘Mburoja e Izraelit’, i cili është hartuar për t’i dhënë IDF-së (ushtrisë izraelite) një avantazh cilësor të qëndrueshëm”, tha ai. F-35, një projekt i përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe një numri aleatësh, është një nga...
Burimi:
vizionplus.tv