Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.“Blerjet e F-35 dhe F-15IA janë qendrore për planin ‘Mburoja e Izraelit’, i cili është hartuar për t’i dhënë Forcave të Mbrojtjes së Izraelit një epërsi cilësore dhe të qëndrueshme. Misioni ynë është i qartë: të sigurojmë që ushtria të ketë mjetet, aftësitë dhe forcën për të vepruar kudo, në çdo kohë”, shtoi Katz. F-35, një...