Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim që do të hyjë në fuqi në orën 16:00 sipas kohës lokale, konfirmoi një zyrtar amerikan. Sipas burimit, marrëveshja synon ndalimin e përleshjeve dhe uljen e tensioneve përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit, pas një periudhe të gjatë përshkallëzimi të konfliktit. Detajet e plota të marrëveshjes nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që palët të respektojnë kushtet e armëpushimit për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në rajon. Zyrtarët ndërkombëtarë kanë mirëpritur marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme.