Izraeli bën masakër në jug të Libanit, mbi 30 të vrarë! Marrëveshja SHBA-Iran në “agoni”
Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e një vale intensive sulmesh izraelite në të gjithë Libanin jugor dhe lindor. Sulmet erdhën fill pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për përshkallëzimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut. “Të paktën 31 persona u vranë në sulmet e fundit, përfshirë disa fëmijë”, tha ministria e shëndetësisë e Libanit. Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 100 vende infrastrukturore dhe luftëtarë të Hezbollahut në atë që ishte një nga netët më të rënda të bombardimeve që nga fillimi i një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të në mesin e prillit. Ushtria izraelite në një deklaratë për mediat bëri me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure (27 maj) një predhë u lëshua nga Librani në Izrael, duke...
Burimi:
javanews.al